Kosova ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme përballë Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ky triumf erdhi falë golave të Arbër Zenelit, i cili i shënoi tre nga katër, sa ishte totali i golave të Përfaqësueses sonë.
Dhe natyrisht se nuk mungonte gëzimi i numrit 10 të Kosovës pas fitores së arritur në Fadil Vokrri.
Duke folur pas ndeshjes, ai tha se Kosova luajti si skuadër dhe të kompletuar e arritën këtë sukses.
Ndërkaq, triumfin ua dedikoi të gjithë shqiptarëve dhe theksoi se i kishte premtuar babait të tij se do të shënonte het-trik për Kosovën dhe këtë e arriti.
23-vjeçari i ka falënderuar edhe tifozët e pranishëm në stadium, të cilët i kanë dhuruar emocione atij dhe skuadrës, si edhe shtytje drejt fitores.
Sulmuesi ka thënë se me këtë lojë Kosova tregoi se mund të fitojë ndaj cilitdo kundërshtar. /Telegrafi/