Georgina Rodriguez dukej më e lumtur se kurrë të mërkurën (8 qershor) teksa hyri në Instagram për të ndarë një sërë fotosh në një avion privat me Cristiano Ronaldon.
Modelja, 28 vjeçe, dukej e pabesueshme me një fustan ngjyrë bezhë me një pjesë të prerë përpara për të theksuar dekoltenë e saj joshëse.
Ajo kompleti pamjen me një gjerdan të thjeshtë zinxhir, një orë dhe disa byzylykë dhe pwrfundoi atë me atlete shumëngjyrëshe, teksa mbante edhe një çantë dore ‘Hermes’.
Në një foto, ajo u shoqërua me partnerin e saj prej vitesh, futbollistin Cristiano tesa dukeshin të lumtur së bashku.
Fotot luksoze vijnë teksa ajo festoi ditëlindjen e pestë të binjakëve të Cristiano-s, Eva dhe Mateos gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.
Ajo u bashkua me fëmijët e tjerë të partnerit të saj, Cristiano Jr, 11 vjeç, së bashku me fëmijët e saj Alana, katër vjeç dhe Bella një muajshe.
Georgina ndau një video emocionuese të fëmijëve që qëndronin pranë dy tortave të ditëlindjes, një tortë me temë “Frozen” për Evën dhe një tortë me makinë për Mateon.
Muri ishte zbukuruar me tullumbace shumëngjyrëshe, ndërsa në sfond ishte një prerje e zezë nga Cristiano me fanellën e tij me numrin shtatë.
Georgina shkroi një postim në spanjisht duke thënë se “nuk mund të ishte më krenare” për fëmijët e saj.
Cristiano, i cili mungoi në festimet për shkak të angazhimeve, ndau gjithashtu një foto të binjakëve të tij dhe shkroi: ‘Babi nuk mund të jetë më krenar se kaq për ju, vazhdoni të jeni i lumtur dhe me këto buzëqeshje të lezetshme’.
Kjo vjen pasi Georgina dhe Cristiano zbuluan se e quajtën vajzën e tyre Bella Esmeralda në një postim të ngrohtë në Instagram.
E dashura e futbollistit bëri të ditur emrin që kishin zgjedhur së bashku me tre foto të adhurueshme që e shihnin të voglën duke fjetur në krevatin e saj… pasi konfirmoi se vëllai binjak i fëmijës vdiq tragjikisht në lindje.
Pas lajmit shkatërruese, çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur vëllanë binjak të fëmijës.
Duke postuar një foto për 430 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo ka përqafuar vajzën e tij, ndërsa shoqërohej nga partnerja spanjolle Georgina dhe katër fëmijët e tyre – tre prej të cilëve kanë lindur nga një në surrogate.
Që kur u takua në vitin 2016 në një dyqan Gucci, Georgina ka jetuar me pesë herë fituesin e Topit të Artë Ronaldon në Madrid, më pas në Torino dhe së fundmi në Manchester, teksa ai u largua nga Real Madrid për Juventus dhe United.
Djali më i madh i Ronaldos, Cristiano Jr. lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, por u kthye menjëherë në Madrid për t’u rritur në Spanjë. Identiteti i nënës së tij nuk dihet.
Në qershor 2017, ylli i atëhershëm i Real Madridit i befasoi fansat me lajmin se kishte mirëpritur binjakët Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogate, dhe vetëm një muaj më vonë ai dhe Georgina njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.
Në vitin 2020, ajo pranoi se takimi i rastësishëm me Ronaldon e bëri atë ‘të binte në dashuri me shikim të parë’.
Ajo pohoi se ndjenja ishte e ndërsjellë pas takimit të tyre, siç zbuloi në një intervistë të fundit për revistën italiane ‘ELLE’.
Ronaldo në të kaluarën ka pohuar se dëshiron ta çojë numrin e fëmijëve në shtatë, duke përputhur numrin e tij të fanellës dhe markën e stilit të jetesës CR7. /Telegrafi/