Një prej njerëzve më të gjatë në botë, jeton në Londër dhe po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë.
Hussein Bisad, 46-vjeç, ishte bërë i famshëm në vitin 2002 kur pretendoi të jetë njeriu më i gjatë në botë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kur u mat nga zyrtarë të librit të rekordeve Guinness, ai doli të jetë 213 centimetra, duke qenë më i shkurtër se turku Sultan Kosen i cili ishte 243 centimetra.
Ai tani duhet t’i lë të gjitha aktivitetet e tij anash, për shkak të një sëmundje të rëndë dhe që e detyron që tri herë në javë t’i nënshtrohet dializës.
Aktualisht jeton në një shtëpi “kujdesi” në Brend në veri të Londrës, pasi i ishte nënshtruar një transplanti të veshkës në shkurt të vitit të kaluar.
Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi që trupi i prodhon më shumë hormone sesa që duhet. Megjithatë ai thotë se nuk i pëlqen fakti që është shumë i gjatë.
“Kam shumë probleme, jam njeri më ndryshe. Të gjithë tjerët janë normal, unë jam ndryshe. Të gjithë mund të më shohin, njerëzit më pyesin shpesh se pse jam kaq shumë i gjatë”, ka thënë ai.
Atij i duhet shpesh të paguaj nga 700 funte për rroba të qepura me porosi. E këpucët i prodhohen në një fabrikë që merret me prodhimin e këpucëve me numra shumë të mëdhenj. /Telegrafi/