Chelsea duket se po e kërkon me ngulm transferimin e Wilfried Zahas nga Crystal Palace.
Skuadra londineze ka kohë që ka shfaqur interesim për anësori, por që deri më tani nuk ka bërë ofertë konkrete.
Sipas Daily Mail, Zaha aktualisht është nën menaxhimin e Pini Zahavit, një njeri shumë i afërt me pronarin e bluve, Roman Abramovich.
Anësori duket se e do largimin nga ‘The Eagles’ dhe agjenti i tij po mundohet ta transferojë atë qysh në janar në Stamford Bridge.
Palace e ka pranuar se mund ta shesë lojtarin për një shumë rreth 87 milionë euro, por jo në këtë afat.
Chelsea kërkon që ta mbyllë transferimin e lojtarit dhe me ndihmën e agjentit të tij mund t’ia dalë. /Telegrafi/