Telegrafi

“Njeri që flen kaq shumë, hala s’kam parë” (Foto)

Duket se thënie e vjetër popullore “Fli mor bir fli se gjumi të rrit”, ende vlen për një nga futbollistët e kombëtares.

Bëhet fjalë për Ermir Lenjani, i cili preferon që të flejë sa herë që ti jepet rasti.

Një rast i tillë ndodhi edhe gjatë rikthimit nga Luksemburgu i kombëtares shqiptare, ku kapiteni Lorik Cana ka zbuluar një sekret të mesfushorit të krahut të majtë të kuqezinjve, Lenjanit.

“Njeri qe flen ma shumë hala skam pa!!!”, ka shkruar Cana në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se Cana dhe Lenjani janë edhe bashkëlojtar te skuadra e ligës elitare franceze të Nantes. /Telegrafi/