Largimi i trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasit bëri që në tavolinën e presidentit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Dukës të janë në proces shqyrtimi shumë emra të njohur në botën e futbollit evropian.
Gjithsesi, numri një i Federatës ende nuk e ka ndarë mendjen.
Emrat që i janë ofruar FSHF-së janë të shumtë dhe mes tyre ka dhe personazhe të njohur në botën e trejnerëve apo dhe trajnerë të mëdhenj.
“Newsport.al” shkruan se në tavolinë Duka ka plot 19 kandidatë me potencial, të shkollave të ndryshme të trajnerit.
Emrave të shumtë në tavolinën e Dukës së fundmi i janë shtuar edhe dy ish-trajnerët e Milanit,
Filipo Inzaghi dhe Clarenc Seedorf. Mesa duket të dy janë kandidatë seriozë, por të shohim a do i mbushet mendja kreut të FSHF-së.