Katër persona janë pranuar në Spitalin e Prizrenit me lëndime si pasojë e shpërthimit që ndodhi gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit, ku humbi jetën një zyrtar policor.
Gjendja e njërit prej policëve të lënduar është e rënduar.
Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë për Telegrafin se ai është transferuar për në Qendrën Klinike universitare të Kosovës me shenja vitale, por në gjendje të rënduar.
“Polici i parë i pranuar me lëndime të kokës të fytyrës dhe qafës, të krahut dhe para-krahut është dërguar në QKUK me gjendje të rënduar, me shenja vitale, por në gjendje të rënduar”, tha Avdaj.
Avdaj tha se fëmija i lënduar dhe policët e tjetër të pranuar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë, janë jashtë rrezikut për jetë.
“Fëmija i lënduar gjatë këtij shpërthimi është pranuar në Oftalmologji dhe është jashtë rrezikut për jetë, por është hospitalizuar. Ndërsa polici i dytë është pranuar në Ortopedi dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kemi pranuar edhe sy policë të tjerë të cilër kanë pengesa në frymëmarrje, por nuk janë në rrezik dhe nuk janë hospitalizuar”, u shpreh Avdaj. /Telegrafi/