Site icon Telegrafi

Njëri nga katër zhytësit e lënduar në Mitrovicë, u dërgua në QKUK

Katër zhytës janë lënduar në garën e kërcyesve në Liqenin e Akumuluar në Mitrovicë sot.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ka konfirmuar se katër zhytës janë lënduar gjatë garës së kërcimeve në Liqenin e Mitrovicës.

Njëri ndër ta sipas Zahitit është dërguar në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës derisa një tjetër është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Lexo po ashtu Liqeni artificial në Mitrovicë: Zhytësin e rrëmbeu uji, rrezikoi jeten

Doktor Myftar Bajrani nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë ka treguar për KP se zhytësit që janë dërguar fillimisht në QKMF kanë pasur lëndime të lehta.

Sipas informacioneve njëri nga zhytësit ishte rrëmbyer nga uji në Liqe dhe kolegët e tij kishin hyrë në ujë për ta shpëtuar.

Exit mobile version