Telegrafi

Njëri nga katër të infektuarit në Podujevë, punëtorë i KEK-ut

Statistika të datës 16 qershor

Në Komunën e Podujevës sonte janë paraqitur edhe katër raste të reja me COVID-19.

Epidemiologia Bedrije Rama thotë për RTV Dukagjinin rastet e reja me COVID-19 në Podujevë janë rezultat i testimit të 19 mostrave të marra në tri lokacione në Podujevë dhe një lokacion  në Prishtinë.

“Rasti nga Prishtina punon në KEK dhe është infektuar nga kolegu i tij, ndërsa tri rastet tjera janë kontakte të familjarëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID gjatë datës 11 qershor”.

Rama thotë se pacientët e prekur kanë qenë në vet izolim që nga rastet e konfirmuara të familjarëve të tyre.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 në Podujevë ka shkuar në 23./Telegrafi/