Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një incidenti që ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Ukrainë, ku si pasojë mbetën të lënduar pesë persona.
Dy burra grinden ashpër në rrugë para një marketi në qytetin Harkiv, dhe në një moment njëri prej tyre e godet dy herë në fytyrë tjetrin – që e nxit të nxjerr nga xhepi granatën e dorës që e hedh në rrugë, transmeton Telegrafi.
Në video shihen një grup “vëzhguesish”, përfshirë personin që e filmon rrahjen duke ikur nga granata që shpërthen dhe aktivizon alarmet e veturave që ishin të parkuara afër.
Si rezultat i kësaj janë lënduar pesë persona, e burri me granatë është arrestuar dhe sipas ligjeve në fuqi që janë në Ukrainë, ai mund të dënohet nga 10 deri në 15 vite burgim. /Telegrafi/
In Kharkiv, Ukraine a fight erupted which resulted in a man releasing a live grenade and throwing it at his attackers. Numerous people were injured. pic.twitter.com/WFLn89UMjZ
— Dean O'Brien (@DeanoBeano1) June 11, 2021