Telegrafi

Njëri e mban e tjerët e godasin në kokë, disa pretendojnë se kishte tentuar të përdhunojë një vajzë – policia në New York fillon hetimet

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale nga vikendi i kaluar, shfaq një grup të burrave që rrahin një burrë me prejardhje aziatike në stacionin e metrosë në Manhattan të New Yorkut.

Videoja është filmuar përkatësisht në rrugën Fulton, ku shihet një burrë të cilin e mbante të lidhur me duar një person tjetër – e tjerët që kalonin e grushtonin, transmeton Telegrafi.

Madje një prej kalimtarëve të shumtë, e godet pandërprerë me shuplaka në fytyrë – e një tjetër me grushta në kokë.

Ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti se masa dëgjoheshin duke brohoritur e qeshur, me veprimet që i bënin kalimtarët.

Disa pretendojnë se ai ishte kapur duke tentuar ta përdhunojë një femër – madje ata që e godasin thonë se po e mbajnë derisa të shfaqet policia.

Tjerët mendojnë se thjesht ishte një sulm me motive raciste – duke mos dhënë informacione tjera që mund të kenë çuar deri të ky sulm.

Policia ka njoftuar se po heton rastin, duke mos dhënë detaje nëse personat që e godasin po kërkohen nga autoritetet e rendit. /Telegrafi/