Telegrafi

Njerëzit nuk mund të besojnë se kjo përdoruese e TikTok nuk është Olivia Rodrigo

Përdoruesit e TikTok-ut besojnë se kanë gjetur personin e radhës që i ngjanë një personazhi të famshëm.

Vajza, e quajtur Sian McKeever, postoi një video duke e krahasuar veten me këngëtaren dhe aktoren Olivia Rodrigo, dhe ngjashmëria është e çuditshme.

Në video, Sian i kishte kapur flokët ngjyrë kafe dhe kishte veshur rroba të zeza.

Më pas ajo ka pozuar para një fotoje të këngëtares Olivia Rodrigo në Met Gala në të zeza me flokët e stiluar në mënyrë të ngjashme.

Lexo po ashtu TikTok ka zbuluar sozinë e Jennifer Aniston

“Ky nuk është i njëjti person?”, komentoi dikush nën postim. Një përdorues tjetër pranoi se “menjëherë mendoi” se Sian dukej si ylli i Disney kur filloi videoja. “Prit… pra po më thua që nuk je Olivia Rodrigo?!?”, pyeti një person i tretë me mosbesim.

@sianmckeever

Yes I went to the Met Gala

♬ Rock With It by Saucy Santana – Saucy Santana

Nga ana tjetër, disa njerëz sugjeruan të tjerë të famshëm që mund të ishin sozia e saj. “Mendova disi se ajo dukej si Millie Bobby Brown, por mendoj se edhe kjo funksionon”, shkroi një person nën video.

Lexo po ashtu Njerëzit nuk mund të besojnë se kjo përdoruese e TikTok nuk është Taylor Swift

Disa të tjerë sugjeruan se ajo duket si një kombinim i Rodrigo dhe Brown.

Yje të tjerë me të cilët ajo u krahasua përfshijnë Keira Knightley, Natalie Portman dhe Bella Hadid. /Telegrafi/