Nga: Suzanne Vega (kënga “Men in a War”, albumi “Days of Open Hand” 1990)
Përktheu: Fadil Bajraj
Njerëzit në luftë
Nëse kanë humbur ndonjë gjymtyrë
Ende e ndiejnë atë gjymtyrë
Siç e kanë ndier më parë
Ai shtrihet në shtrat
I mbytur në djersë
I heshtur dhe syzgurdulluar
Por e ndiente pjesën
Që nuk e kishte
E di si është
Kur diç humbet
Një copë e shikimit tënd
Apo mbase vizioni yt
Një qoshe e ndjenjës
është boshe në ekran
Një copë e skanerit
Mbushet me dorë
Ti e di se ajo ishte
E tash s’është më
Kështu që merresh me atë
Që të ka mbetur
Njerëzit në luftë
Nëse kanë humbur ndonjë gjymtyrë
Ende e ndiejnë atë gjymtyrë
Siç e kanë ndier më parë
Nëse është delli të është këputur
Nëse të mbajnë të shtrirë
Nuk e ndien vullnetin tënd
S’mund ta gjesh guximin
E ajo shtrihet në shpinë
Sigurohet se është fshehur
E heshtur dhe syzgurdulluar
S’ndiente pjesën e dikurshme
E di se si është
Kur diç humbet
Një copë e shikimit tënd
Apo mbase vizioni yt
/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rpS4u64Z1Go