Site icon Telegrafi

“Njerëzit meritojnë një shans të dytë”, Kim sjell trailerin e dokumentarit të saj “Kim Kardashian West: The Justice Project”

Kim Kardashian është duke përdorur masën e madhe të njerëzve për të ndriçuar mbi reformën e drejtësisë penale.

Ylli televiziv njoftoi rreth një dokumentari të ardhshëm në kanalin kabllor, Oxygen me titull Kim Kardashian West: The Justice Project.

Me debutimin në 5 prill, dokumentari dy-orësh do të tregojë Kardashian duke vizituar burgjet dhe duke punuar së bashku me ekspertë juridikë për katër raste të personave që besojnë se janë dënuar padrejtësisht.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

“Ekziston një problem i burgosjes masive në Shtetet e Bashkuara”, thotë ylli i “Keeping Up With The Kardashians” në trailerin që ajo solli në rrjetet sociale.

Në trailer, Kardashian po ashtu flet për atë se si ajo mori letra nga të burgosurit dhe bisedoi me të burgosurit e tjerë që i treguan historitë e tyre.

“Njerëzit meritojnë një shans të dytë”, thotë ajo në klip.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kardashian është më e njohur për zhvillimin e bukurisë dhe produkteve të modës si dhe për paraqitjen televizive me motrat e saj në “Keeping Up With Kardashians”.

Ajo u interesua për reformën e drejtësisë penale pasi ndihmoi për të liruar dy gra nga burgu.

Në një diskutim në lidhje me dokumentarin e saj të ri, Kim u pyet si do t’u përgjigjej njerëzve që mund të mendojnë se i ishte bashkangjitur vetë kauzës në mënyrë që të zhdukte markën e saj.

“Unë jam mësuar shumë me kritikat, kështu që asgjë nuk më vie interesant”, tha West në ngjarjen e organizuar nga Shoqata e Kritikëve të Televizionit.

“Unë me të vërtetë qëndroj e përqendruar në çështjet dhe njerëzit”, shtoi ajo. “Unë nuk po e bëj atë për publicitet. Unë me të vërtetë po e bëj sepse kujdesem”. /Telegrafi/

Exit mobile version