Site icon Telegrafi

Njerëzit hidhen në oqean për t’i shpëtuar zjarreve në Hawaii – të paktën gjashtë të vdekur

Një zjarr i madh që përfshiu ishujt “Big Island” dhe “Maui” në Hawaii janë rritur më shumë shkaku i erërave të fuqishme.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur nga zjarret në Hawaii, konfirmoi kryetari Mauit, Richard Bissen Jr.

“Tre prej tyre ishin të lidhura me zjarret”, deklaroi ai.

Një numër i madh fermash janë djegur, mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa guvernatori i Hawaiit, Josh Green thotë se në mënyrë të pashmangshme do të ketë edhe më shumë viktima.

Rojat bregdetare evakuuan 12 persona që i shpëtuan zjarrit dhe tymit duke u hedhur në oqean.

Autoritetet e Hawaiit po u bëjnë thirrje njerëzve të anulojnë të gjitha udhëtimet drejt Mauit.

Raportohet se tashmë mbi 1800 njerëz janë bllokuar në aeroportin e ishullit, raporton cnn.

Për shkak të tymit u anuluan shumë fluturime, ndërsa pasagjerët e “ngecur” e kaluan natën në aeroport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version