E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski, ka ndarë një mesazh interesant e njëherësh ‘thumbues’ në Instagram të martën mbrëma.
Modelja 27 vjeçare publikoi në rrjetet sociale një fotografi të vetes në një fustan të shkurtër ngjyrë portokalli ku shkroi: “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”.
Ky postim i zeshkanes vjen pas disa ‘polemikave’ që kishte javën e kaluar ndërmjet Brad 56 vjeçar dhe ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, 45 vjeçe.
Në pozën e mrekullueshme të modeles, të shpërndarë me 210 mijë ndjekësit, ajo ka vënë në pah fizikun e mahnitshëm.
Duke lëshuar flokët e gjata dhe me një palë syze rrumbullake, Nicole u shfaq në formë të duhur në një stil të viteve të 90-ta.
Besohet se dyshja kanë filluar të takohen përgjatë këtij viti dhe se tani janë duke shijuar një kohë të mirë së bashku.
Bukuroshja, e cila ka një djalë, është e martuar me biznesmenin Roland Mary, 68 vjeçar, me të cilin ka akoma një marrëdhënie të hapur.
Kohëve të fundit u raportua se Brad e dërgoi të dashurën në vendin ku u martua me Angelinan dhe duket se kjo nuk u prit mirë nga ylli i “Maleficent”.
“Angelina është e tërbuar për veprimin e Brad. Ajo pretendonte se mund të kishin një bisedë pas një vere të tmerrshme, ndërsa tani gjërat kanë dalë jashtë kontrolli”, tha një burim për The Sun.
Ish-çifti u martuan në vitin 2014 dhe tani janë prindër të gjashtë fëmijëve. /Telegrafi/