Për një kohë të gjatë, besohej se njerëzit natyrshëm të hollë lëvizin më shumë, kështu që mund të hanë çfarë të duan. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se e vërteta është ndryshe – ata në fakt ushtrojnë dhe hanë më pak.
Duke studiuar dietën dhe nivelet e energjisë së 150 njerëzve me fizik të hollë dhe duke i krahasuar me 173 persona me peshë normale, ata arritën në përfundimin se njerëzit natyrshëm të hollë bënin 23 për qind më pak aktivitet fizik dhe kalonin më shumë kohë ulur ose shtrirë. Gjithashtu, ata kishin ngrënë 12 për qind më pak ushqim. Studimi zgjati dy javë.
Gjithashtu u zbulua se njerëzit më të dobët kishin një metabolizëm më të shpejtë në kohë qetësie, gjë që i ndihmoi të digjnin më shumë kalori jashtë aktivitetit fizik sesa një person mesatar.
Studimi është publikuar në revistën Cell Metabolism, në të cilin studiuesit kanë analizuar metabolizmin të njerëzve me peshë të vogël, si dhe funksionin e gjëndrës së tyre tiroide, gjenetikën dhe aspektet tjera, dhe tashmë kanë gjetur disa defekte gjenetike që mund të ndihmojnë në shpjegimin pse këta njerëz vështirë shtojnë peshë.
Rezultatet e hulumtimit sugjerojnë se njerëzit e dobët natyrshëm mund të shpëtojnë duke mos ushtruar shumë, bazuar në peshën e tyre të ulët trupore dhe oreksin më të ulët, pasi ata kishin kolesterol ‘të keq’ më të ulët në krahasim njerëzit me peshë normale. /Telegrafi/