Një ndër zyrtarët kryesor të NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.
Admirali holandez, Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se gjersa tashmë forcat e armatosura po përgatiten për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.
“Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por, diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol”, pohoi ai.
Over the last 2 days, #NATOCHoDs discussed:
+#NATO’s #DeterandDefend posture
+maximising executability of new defence plans
+supporting 🇺🇦
+building up military cooperation w/ Partners 🇦🇺🇦🇹🇮🇪🇯🇵🇰🇷🇳🇿🇨🇭Important work ahead of #NATOSummit in Washington.
📖https://t.co/kwP2jqj5qA pic.twitter.com/DeBIea0UZt
— Admiral Rob Bauer (@CMC_NATO) January 18, 2024
Admirali tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur duke i bërë thirrje popullit që të përgatitet për luftë, raporton skynews.
“Aty fillon. Kuptimi se jo çdo gjë është e planifikuar dhe jo gjithçka do të jetë e keqe në 20 vitet e ardhshme”, shtoi Bauer.
Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, pasi aleanca po përgatitet për një luftë të mundshme të forcave ruse.
Rreth 90 mijë trupa do të bashkohen në stërvitjen “Steadfast Defender” që do të zgjasë deri në muajin maj. /Telegrafi/