Disa njerëz janë plagosur në platformën e një stacioni të metrosë në Brooklyn gjatë orëve të mëngjesit të së martës, sipas kohës lokale.
Raportet filleshtare nga mediat e huaja megjithatë nuk janë shumë të qarta, me disa që raportojnë për të shtëna, ndërsa të tjera edhe për një shpërthim, përcjell Telegrafi.
https://twitter.com/derekcfrench/status/1513861902945902599?s=20&t=x–jLYxk3DGvLupw6ROjRw
Siç është thënë më tej, oficerët e policisë u thirrën në stacionin e metrosë 36th Street, ku linjat D, N dhe R kalojnë nëpër lagjen Sunset Park, rreth orës 8:30 të mëngjesit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Policisë.
Ata kishin marrë gjithashtu raporte për tym brenda stacionit.
Zyrtarët e tranzitit thanë se trenat në linjat D, N dhe R do të vonoheshin për shkak të një hetimi të paspecifikuar.
Autoriteti Metropolitan i Transportit, i cili operon metronë e qytetit, tha se, tani për tani, nuk kishte detaje shtesë. /Telegrafi/