Site icon Telegrafi

Njerëz të OpenAI përshkruajnë se si është në të vërtetë të punosh për Sam Altman

Njerëzit që kanë punuar ngushtë me Sam Altman kanë thënë se ai është ambicioz dhe ka pak durim, si dhe pak më superior (nganjëherë kur bëhet fjalë për Microsoft).

Sipas tyre, ai është gjithashtu jashtëzakonisht “i arritshëm” dhe është përpjekur të dizajnojë kompaninë në mënyrë që të gjithë të ndiejnë se kanë të drejtë të flasin.

“Gjëja që më pëlqeu te OpenAI është që ti duhet të dëgjohesh”, ka thënë për Business Insider, një ish-punonjës. “Ndoshta nuk ke pasur të drejtë, por duhet të dëgjohesh”.

Sipas shkrimit në fjalë, përcjell Telegrafi, çdo punonjës i OpenAI ka një mundësi për të kontaktuar Altman drejtpërdrejt përmes Slack dhe ai shpesh do të kyçej në një telefonatë në Google Hangouts brenda pak minutash, tha një person, duke shtuar se një numër “i çmendur” njerëzish kanë numrin e tij personal.

Lexo po ashtu Sa është pasuria e Sam Altman, ish-shefit që u largua nga OpenAI?

Në fillim të këtij viti, pak muaj para shkarkimit afatshkurtër, punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit e OpenAI e përshkruan Altmanin si një CEO i cili shihej rregullisht duke punuar në vende të ndryshme rreth zyrës, nga divani te mikro-kuzhina, duke i dhënë stafit mundësi të bollshme për t’u ngritur dhe për të bërë pyetje.

Ai është parë shpesh duke ngrënë drekë brenda zyrave për të njëjtën arsye, tha një tjetër.

Altman dhe bashkëthemeluesit e OpenAI projektuan startup-in si një organizatë “të sheshtë, me pak nivele”.

Pothuajse çdo inxhinier ka titullin “anëtar i stafit teknik”, në vend të titujve specifikë për të treguar vjetërsinë, siç është më e zakonshme në teknologji.

Lexo po ashtu ‘Prapskenat’ e ngjarjes dhe dy shpjegimet që iu dhanë punonjësve të OpenAI se pse u pushua nga puna Sam Altman

Filozofitë e ndryshme në bordin e OpenAI që përfundimisht çuan në përmbysjen e Altman ishin gjithashtu nga projektimi.

Altman nuk donte që një bord që thjesht firmos çdo gjë që dëshiron të bëjë.

Marrëdhënia me Microsoft

Ndërsa Altman është i qasshëm, ata thanë se obsesioni i tij për rritjen e kompanisë mund ta bëjë atë të duket “i drejtpërdrejtë”, pak i durueshëm dhe superior ndaj të tjerëve.

Ky i fundit është një tipar mjaft i zakonshëm i arrogancës midis CEO-ve të startup-eve të Silicon Valley ndaj drejtuesve në detyrë.

Ndërkohë kur OpenAI po planifikonte punësimin për vitin 2023 në fund të vitit të kaluar, Altman donte të punësonte jo më shumë se 100 njerëz, tha për BI një person me njohuri të drejtpërdrejta të mosmarrëveshjes.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në OpenAI, çfarë kërkuan “fraksionet rivale” dhe çfarë pritet nga Inteligjenca Artificiale?

E Mira Murati, shefja e teknologjisë që shumë punonjës e mendojnë si CEO de facto, donte të punësonte qindra njerëz.

Altman përfundimisht e humbi atë betejë dhe OpenAI gati dyfishoi numrin e punonjësve në më shumë se 800 punonjës, sipas një vlerësimi të një burimi të brendshëm.

Tani, ekziston një perceptim midis disa punonjësve që OpenAI ka lejuar shumë punonjës të teknologjisë për të ndihmuar në komercializimin dhe shkallëzimin e biznesit, dhe kjo ka krijuar një përçarje të brendshme. /Telegrafi/

Exit mobile version