Site icon Telegrafi

Njerëz brenda, momenti kur një valë e madhe uji “shpërthen” dritaret e një restoranti në Itali (Video)

Një valë e madhe uji u përplas me anën e jashtme të xhamit të një restoranti turistik në Italinë veriore, pasi stuhitë vazhdojnë të godasin vendin, kushte të rënda atmosferike që ua kanë marrë jetën së paku 29 personave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur momentin drithërues së Bagni Maddalena në të cilin shihet se si pesë anëtarë të stafit që po bëheshin gati për të mbyllur lokalin më 29 tetor, kur era e fortë dhe shiu fillon të godasë pjesën e jashtme të restorantit.

Por në momentin kur e shohin valën e madhe që i afrohet restorantit, disa punonjës përpiqen të sigurojnë dritaret para se të shpërthehen nga uji, duke e përmbytur restorantin në Arenzano, në Italinë veriore.

Si pasojë, pronari i restorantit Giovonna Damonte tha se ishte shtruar në spital me prerje nga qelqi i shkatërruar.

Arenzano është një qytet bregdetar në qytetin metropolit të Gjenovës në Italinë veriore, përballë Detit Ligurian. /Telegrafi/

Exit mobile version