Ata festuan ditëlindjen e 23-të të motrës së dytë të familjes Hadid,, Bella Hadid në një festë madhështore të enjten mbrëma.
Anwar Hadid dukej sikur ishte ende duke u rikuperuar nga orët e vona të natës, ndërsa doli jashtë në fshatin Lindor të New York-ut duke veshur të njëjtën veshje – dhe një palë këpucë të papërshtatshme – të premten.
Modeli 20 vjeçar eci krah për krah me të dashurën, Dua Lipa, 24 vjeçe, teksa bënin rrugë për të shkuar së bashku, për të ngrënë sushi, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Anwar kishte veshur një pallto në ngjyrat blu dhe të kuqe dhe pantallona blu të gjera.
Dua gjithashtu dukej magjepsëse dhe me mendje të kthjellët, nga festa e madhe e ditëlinjes së kunatës.
Krijuesja e hitit “New Rules”, kishte veshur një xhaketë rozë, kombinuar me pantallona të zinj.
Për të kompletuar pamjen e saj, Dua kishte vënë një palë syze, ndërsa i kishte lidhur flokët e saj, duke marrë kështu një dukje edhe më tërheqëse.
Mbrëmjen e së enjtes, dyshja morën pjesë në festën e 23-të të ditëlindjes së Bella Hadid, në Saks Fifth Avenue në Manhattan.
Çifti iu bashkuan festimeve me motrën e madhe të Anwarit, Gigi, 24 vjeçe, dhe nënës së tyre Yolanda, 55 vjeçe. /Telegrafi/