Ato janë kthyer në dy prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP.
Aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, e kanë vënë gjithmonë në dukje për shikuesit se ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Por përveç miqësisë dhe pasionit të përbashkët për aktrimin, dy aktoret duket se i bënë bashkë edhe diçka tjetër – një eksperiencë e përbashkët.
Për rastësi, ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në të njëjtin serial, ani pse në periudha të ndryshme.
Monika Lubonja në sezonin e tretë të serialit shumë të shikuar komik të asaj kohe, kishte marrë një rol si drejtoresha e kolegjit.
Kjo kishte ardhur pas largimit të Enver Petrovcit nga seriali, i cili ka qenë i angazhuar me rolin e drejtorit në dy sezonet e para.
Disa vite më vonë, “O Sa Mirë” iu bashkua edhe aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri.
Ajo luajti rolin e ‘Xhbanes’ – një vajzë rigoroze tropojanë, e cila kishte ardhur për të kryer studimet në kolegjin satirik.
Në “O Sa Mirë”, dy banoret e Big Brother kanë pasur kolege aktoren Olta Daku, e cila ka luajtur një nga karakteret më gazmore të serialit në fjalë.
Olta ishte e ftuar speciale nga produksioni i BBV javë më parë, për t’i bërë një befasi mikeshës së saj, Monikës, duke e vizituar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/