Telegrafi

Njëmbëdhjetëshit startues: City në kërkim të triumfit ndaj Shakhtarit

Manchester City është nikoqir i Shakhtar Donetskut për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze është favorit për arkëtimin e pikëve të plota në përballjen ndaj ekipit ukrainas që zhvillohet në Etihad Stadium.

Nga tri xhirot e para, City ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, dhe është në krye të grupit me gjashtë pikë.

Shakhtari ka arritur dy barazime dhe një humbje dhe pozicionohet në fund të grupit me dy pikë.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Paulo Fonseca i kanë gati njëmbëdhjetëshit e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Zinchenko, Fernandinho, Silva (C), Mahrez, Bernardo, Sterling, Jesus.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov; Matyivenko, Kryvtsov, Rakitskiy, Ismaily; Maycon, Stepanenko; Taison, Kovalenko, Bolbat; Junior Moraes.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Lyonit dhe Hoffenheimit. /Telegrafi/