Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar banke ka ka informuar se nga klientë janë deponuar 700€ para të falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, më 26.09.2024 – 09:00.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private ka informuar se nga klient janë deponuar 700€ para të falsifikuar”, thuhet në raport.
Paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/