Tre shtetas amerikanë, përfshirë një vajzë 3-vjeçare, pritet të jenë në mesin e 50 pengjeve që do të lirohen nga Hamasi, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan.
I njëjtë nuk ka zbuluar identitetin e qytetarëve amerikanë, por theksoi prindërit e vajzës së vogël janë në mesin e të vrarëve gjatë sulmit të 7 tetorit mbi Izraelin, transmeton Telegrafi.
Përveç civilëve izraelitë, më shumë se gjysma e pengjeve kanë shtetësi të huaj dhe të dyfishtë nga rreth 40 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Francën, Argjentinën, Gjermaninë, Kilin, Spanjën dhe Portugalinë, ka njoftuar nga qeveria izraelite.
“Franca shpreson se tetë shtetasit e saj që besohet se janë peng do të lirohen gjithashtu”, tha ministrja e Jashtme franceze.
“Ne shpresojmë që do të ketë francezë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen”, tha Catherine Colonna për radion France Inter.
Komisioni për Çështjet e të Burgosurve në Autoritetin Palestinez me seli në Ramallah, ka thënë se më shumë se 7,800 palestinezë janë burgosur nga Izraeli, duke përfshirë 85 gra dhe 350 fëmijë.
Shumica u arrestuan pa akuza ose për incidente të tilla si gjuajtja e gurëve ndaj ushtarëve izraelitë, jo për fillimin e sulmeve militante. /Telegrafi/