Site icon Telegrafi

Një zyrtar amerikan thotë se Izraeli është përgjegjës për vrasjen e zyrtarit të lartë të Hamasit

Një zyrtar i lartë amerikane ka konfirmuar për CNN, se Izraeli qëndron prapa sulmit që vrau njërin nga liderët e Hamasit, Sale al Arouri.

Zyrtari i paidentifikuar tha se administratës së Bidenit nuk i ishte thënë paraprakisht për operacionin, transmeton Telegrafi.

Axios raportoi se SHBA ishte informuar “derisa operacioni po ndodhte”.

Lexo po ashtu Kush ishte udhëheqësi i lartë i Hamasit, Saleh al Arouri që u vra nga izraelitët?

Në anën tjetër, Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse është fajësuar nga Hamasi për këtë.

Ekspertët e sigurisë thonë se ky veprim mund të çojë në përshkallëzimin e situatës në terren, dhe zgjerim të konfliktit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version