Site icon Telegrafi

Një zonjë e vërtetë rrugëve të New Yorkut, Rita Ora mahnit me stilin dhe pamjen e re me flokë të shkurtra

Rita Ora vazhdoi paradën e saj të modës në New York të enjten me një paraqitje të guximshme me një fustan të shkurtër me material xhins.

Këngëtarja shfaq linjat e saj me një fustan mini, të veshur nën një pallto të madhe, gjithashtu e përbërë nga materiali xhins.

Ajo kishte mbathur këpucë me litarë ndërsa eci jashtë studiove të televizionit NBC-së drejt veturës së saj, shkruan DailyMail.

Duke buzëqeshur, Rita gjithashtu po ekspozonte pamjen e saj të re të flokëve, pasi gjatë ditës i kishte prerë flokët duke marrë kështu një pamje krejt tjetër.

Rita fillimisht e shfaqi pamjen e saj të re të flokëve kur doli në New York City më herët gjatë të njëjtës ditë.

Këngëtarja, 33 vjeçare, ka hequr dorë nga flokët e saj të gjatë biondë dhe ka debutuar me një stil bob ngjyrë kafe.

Ajo dukej mahnitëse e veshur me një bluzë të zezë me prerje dhe pantallona të gjera elegante, ndërsa endej me një palë taka të trasha.

Rita gjithashtu postoi në Instagram disa fotografi rrezatuese për ndjekësit, duke ekspozuar pamjen e saj të re teksa pozonte plot stil për kamerën.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” shkroi në përshkrim e imazheve: “Ndërkohë që duhet të heqësh gjërat në jetë që nuk të shërbejnë”.

Ajo dukej bukur në fotografitë, teksa mbante vetëm një rrobë hoteli të bardhë dhe kishte një makijazh të rëndë të aplikuar në fytyrën e saj.

Kjo vjen pasi më parë këngëtarja falënderoi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram për mbështetjen e tyre në këngën e saj më të re “Shape of You”.

Është një bashkëpunim me artistin me origjinë australiane-amerikane Keith Urban, me të cilin Rita u njoh gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në jurinë e spektaklit “The Voice Australia”.

Albumi i saj i tretë “You & I” u publikua në vitin 2023, por këngëtarja nuk ka qenë në turne që nga viti 2019.

Ajo është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 48 vjeç, i cili publikoi filmin e tij më të fundit “Next Goal Wins” në nëntor të vitit 2023.

Ata u martuan në gusht të vitit 2022, por Rita nuk e konfirmoi dasmën deri në janar të vitit 2023 kur i tha Heart FM gjatë një interviste: “Po [jam e martuar]. Jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve njerëz”. /Telegrafi/

Exit mobile version