Telegrafi

Një zjarr i madh shkatërroi një shtëpi në Angli, pronarët dhe kuajt e tyre u shpëtuan nga qentë e tyre

Qentë kanë lajmëruar pronarët e tyre për një zjarr të madh në një shtëpi duke lehur në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur ekipet e zjarrfikësve shuan zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Essex të Anglisë, pasi u thirrën në orën 2:43 të mëngjesit të së dielës.

Shërbimi Zjarrfikës i Essex tha se ata arritën të shpëtonin kuajt në një stallë aty pranë.

Ata do të kryejnë një hetim për mënyrën sesi zjarri ka nisur dhe më pas është përhapur në godinën, e cila ka mbetur e pabanueshme për shkak të dëmtimeve.

Menaxheri i stacionit të zjarrfikësve Terry Maher tha: “Pronarët u lajmëruan për zjarrin nga lehja e qenve të tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

“Zjarri filloi në një ndërtesë në pjesën e pasme të pronës dhe u përhap shpejt në çatinë e shtëpisë”.

Ndërkohë një fqinj i tha BBC News se ata u zgjuan duke gjetur çiftin, i cili jeton në shtëpi, në kopsht me dy qentë e tyre. /Telegrafi/