Këngëtarja Rita Ora ka rënë disa herë në sy për kauzat e saj sociale.
Ajo njihet si person me zemër të madhe, gjersa disa herë është bërë pjesë e aktiviteteve për bamirësi.
Këtë gjë më së miri e vërtetojnë disa fotografi, ku së fundmi Ora është parë duke shpërndarë ndihma për të prekurit e uraganit Harvey, që ndodhi pak ditë më parë në Houston.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në skenë, Rita kësaj radhe ishte veshur me një palë rroba të thjeshta, teksa nuk hezitonte të transportonte paketat ushqimore për nevojtarët që ndodheshin aty.
Fondacioni ka ofruar gjëra elementare për banorët, gjersa do të jap edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Ndryshe nga ç’mund të mjaftohej vetëm me dhurimin e fondeve, Rita ka preferuar që të jetë e pranishme edhe gjatë shpërndarjeve që janë bërë për familjet në nevojë. /Telegrafi/