Një zarf gri mbërriti për herë të parë tek banorët në shtëpinë BBVK-së.
Këtë e bëri të ditur vetë produksioni, përmes një fotografie të publikuar në ekran, ku ishte vendosur edhe zarfi në dhomën e rrëfimit.
Menjëherë, pasi produksioni njoftoi për këtë nisi tensioni mes banorëve.
Ata po komentonin për ngjyrën e zarfit, me disa duke aluduar se mund të ishte zarf i zi.
Banorët gjithashtu aluduan se zarfi erdhi si dënim për banorët.
Ende nuk është bërë e ditur përmbajtja që përmban ky zarf gri. /Telegrafi/