Site icon Telegrafi

Një i vrarë dhe një i plagosur në Gradicë të Drenasit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Gradicë të Drenasit, ku nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa  i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për Telegrafin.

Ajo ka dhënë edhe detaje në lidhje me rastin.

“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj)”, tha Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndryshe, mediet kanë raportuar se viktimat janë babë [i plagosuri] e bir [i vrari]. Gjithashtu raportohet se në drejtim të viktimave ka shtënë fqinji i tyre./Telegrafi/

Exit mobile version