Site icon Telegrafi

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri gjatë së dielës në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se dy persona janë arrestuar, ndërsa është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Po ashtu, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë zjarri”, tha Zahiti.

Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek vrasja.

Njësitë përkatëse të Policisë janë duke vazhduar hetimet./Telegrafi/

Exit mobile version