Site icon Telegrafi

Një i vrarë dhe disa të plagosur, pas një sulmi me armë nga një makinë në Texas

Një person u vra dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën të dielën në mbrëmje nga të shtëna nga një makinë pranë Hjustonit, Texas.

Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzalez tha se të shtënat ndodhën rreth orës 18:40 kur rreth 50 njerëz u mblodhën për një festë në Baytown, rreth 25 milje (40 kilometra) në perëndim të Hjustonit, përcjell Telegrafi.

“Pikërisht kur po lëshonin balonat në ajër ishte kur erdhi automjeti”, kanë thënë autoritetet. “Pothuajse pikërisht në atë kohë është kur ata hapën zjarr ndaj një turme”.

Tre nga të plagosurit u dërguan në spital me helikopter, tha Gonzalez. Një nga të plagosurit besohet të jetë një fëmijë i vogël, tha ai.

Oficerët më vonë u thirrën në qendrën mjekësore në Baytown, ku disa nga të plagosurit u dërguan sepse atje shpërtheu një “rrëmujë”, tha Gonzalez.

Autoritetet nuk dhanë menjëherë një përshkrim të të dyshuarit, për të shtënat dhe nuk u njoftuan për arrestime. /Telegrafi/

Exit mobile version