Një person është vrarë dhe disa tjerë janë plagosur, nga të shtënat me armë në Universitetin Tuskegee në Alabama.
Personi që humbi jetën nuk ishte student i universitetit dhe nuk është zbuluar identiteti i tij kanë bërë nga universiteti, transmeton Telegrafi.
“Disa tjerë përfshirë studentë të Tuskegge janë plagosur dhe dërguar me urgjencë në spitalin Opelika në Montgomery”, u tha ndër tjera.
Autoritet nuk kanë treguar saktë se sa persona janë plagosur, ndërsa mbetet e paqartë se kush kishte hapur zjarr. Deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë rast.
Qindra persona ishin mbledhur të shtunën mbrëma në universitet për të festuar 100-vjetorin e Tuskegee.
Në videot amatore shihen qytetarët duke kërkuar strehim në parking, derisa në prapavijë dëgjohen të shtënat. /Telegrafi/
#tuskegee #tuskegeeuniversity pic.twitter.com/lUYRgi7fN4
— alyssa (@alyssa70953495) November 10, 2024