Site icon Telegrafi

Një vjet nga Qeveria Kurti, partitë opozitare mbajnë konferencë për media

Foto: Arkiv

Më 22 mars të 2021 Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti u votua në Kuvendin e Kosovës me 67 vota për dhe 30 kundër.

Ekzekutivi ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave udhëhiqen nga gratë.

Votimi i qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, u bë disa orë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, ku kryetar ishte zgjedhur Glauk Konjufca nga LVV-ja.

Ai ushtroi postin e presidentit deri në prill, kur presidente e vendit u zgjodh Vjosa Osmani.

Lexo po ashtu Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 2

Lëvizja vetëvendosja ishte rikthyer në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58 nga 29 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019. Kurti ishte zgjedhur kryeministër edhe në vitin 2019, por u rrëzua nga qeverisja vetëm pas 50 ditësh, pikërisht nga partneri qeverisës LDK-ja.

Lidhur me punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti sot kanë paralajmëruar konferencë për media Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi konferencën për media e mban në orën 11:00, ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në orën 12:00. /Telegrafi/

Exit mobile version