Site icon Telegrafi

Një vjet e gjashtë muaj burgim për ferizajasin që ia kishte vjedhur një gruaje zinxhirin e arit

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.A.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale grabitje si dhe të pandehurit V.D. i akuzuar për veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së seancës gjyqësore të pandehurin F.A. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një  vit e gjashtë ( muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro, ndërsa të pandehurin V.D. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muaj i cili dënim nuk do te ekzekutohet në qoftë se në periudhën kohore prej një viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

I pandehuri F.A. akuzohet se më 31 mars 2021, ne Ferizaj, me përdorimin e forcës ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të dëmtuarës L.S.I., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke e shtyre karrocën në te cilën kishte fëmijën, pasi kalon nënkalimin dhe del në rrugën “Ahmet Kaçiku”, i pandehuri ishte duke ardhur përball të dëmtuarës, kur afrohet i ja merr me forcë zinxhirin e arit ku ishte vendosur dhe një pllak të arit e gdhendur në formë të kokës së tigrit, në vlerë rreth 2300 euro, të cilën e kishte në qafë , duke tërhequr me forcë derisa zinxhiri shkëpute nga qafa, e pastaj ikë përmes nënkalimit në drejtim të qendrës së qytetit, kurse të nesërmen zinxhirin e shet tek një argjendar në Ferizaj me pronar për çmimin prej 675 euro, kurse pllakën e shet tek tjetër argjendari, për çmimin prej 70 euro.

Ndërsa i pandehuri V.D. akuzohet se më 1 prill 2021, në dyqanin e argjendarisë, në Ferizaj, ka blere një pllak të arit nga i pandehuri i parë, edhe pse ka mundur të di se është përfituar nga vepra penale në atë mënyrë që derisa ishte duke punuar në lokalin e ti, i pandehuri F.A. i ka ofruar për shitje një plake të arit në formë te kokës së tigrit, të cilin e kishte grabitur nga e dëmtuara, kurse i pandehuri e ka blere prej 70 euro, me ç’rast nuk ka bërë identifikimin e shitësit dhe as nuk ka lëshuar kupon fiskal, edhe pse vlera reale ishte shumë më e lartë dhe ka mundur ta di që është përfituar nga vepra penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Exit mobile version