Telegrafi

Një vit pas vdekjes, Rita Ora kujton DJ-në e ndjerë Aviciin përmes një postimi prekës

Një vit më parë, bota e muzikës ishte tronditur për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të DJ-t me famë botërore, Avicii.

Ky i fundit sipas ekspertizës kreu vetëvrasje, duke lënë të pikëlluar miliona fansa të muzikës së tij.

DJ Avicii (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Ai kishte ndërruar nga jeta një vit më parë, teksa kujtimin për të e kanë shprehur shumë figura publike, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Lexo po ashtu Familja e Aviciit publikon albumin me këngët e fundit të realizuara nga DJ i ndjerë

Rita ka publikuar një fotografi në të Aviciit në InstaStory, shoqëruar disa emoji lutjeje, duke treguar kështu se e ndjen mungesën e tij.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Avicii dhe Rita kishin realizuar një bashkëpunim në vitin 2017, të titulluar “Lonely together”, – një këngë kjo e cila ishte pritur tejet mirë nga fansat e të dyve.

I njëjti projekt muzikor, vitin e kaluar ishte shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në eventin emadh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards. /Telegrafi/