Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj u përfshi në një histori të komplikuar dashurie me aktorin Donald Veshaj.
Dyshja u bën pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania dhe aty krijuan një romancë që ishte jetëshkurtër, por kjo mjaftoi që pas daljes nga shtëpia e famshme Beatrix t’ia dedikonte një këngën partnerit të saj të atëhershëm.
Kënga mban titulli “Faj” dhe sot ka shënuar një vjetorin e publikut të cilin e ka rikujtuar këngëtarja në një postim në InstaStory.
“Faj mbush plot 1 vjeç sot”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që pas përfundimit të rrugëtimit, Donaldi i cili doli i dyti në finale e BBVA u ndan nga Beatrix dhe pas përpjekjeve u rikthye në krahët e moderators, Bora Zemani.
Dyshja edhe aktualisht po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre ndërsa Beatrix pas daljes nga Big Brother VIP Albania e ka mbajtur jetën private larg syrit të publikut. /Telegrafi/