Telegrafi

Një vit më parë ngriu vezët, Bleona Qereti vendos të bëhet nënë: Kur nuk ke të dashur, gjithmonë ka një zgjidhje

Para një viti, Bleona Qereti foli publikisht rreth procedurës së ngrirjes së vezëve.

E gjithë kjo pasi mungesës së mashkullit të duhur, që do të bëhej njëkohësisht babai i fëmijës së saj.

Duket se ka ardhur koha që këngëtarja të bëhet nënë dhe ka zgjedhur t’iu drejtohet fansave përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, bukuroshja jonë shfaqet e shtrirë në shtratin e një spitali, por duket e lumtur duke dhënë një mesazh në llogarinë personale në Instagram.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet – ka gjithmonë një përgjigje”, shkroi këngëtarja.

Pasuan shumë komente dhe urime, por njëri prej tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithë fansave dhe opinionit.

“Do të bëhem teze”, shkroi Jolene ndërsa zeshkania iu përgjigj shkurtimisht “Po do të bëhesh”.

Lexo po ashtu BLEONA: Muzika është jeta ime!

Ndryshe, mbetet të shihet në ditët në vijim se për çka bëhet fjalë më konkretisht. /Telegrafi/