Portieri i Chelseat, Robert Sanchez është duke kaluar ditët e tij të fundit si lojtar i skuadrës nga Londra.
Spanjolli iu bashkua klubit londinez verën e vitit të kaluar nga Brighton, por paraqitja e tij nuk ka qenë më e mira.
Sipas raportimeve të Give Me Sport, blutë janë të gatshëm të ndahen me portierin 26-vjeçar spanjoll, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga Brighton.
Dean Jones ka treguar se Chelsea po kërkon alternativa në portë, duke evidentuar pakënaqësinë e tij me paraqitjen e Sanchez.
Që nga ardhja e tij në Chelsea, Sanchez nuk ka arritur të vendoset si portieri i besueshëm që i nevojitej skuadrës.
Edhe pse ai kishte impresionuar gjatë kohës së tij në Brighton, paraqitjet e tij për Chelsean kanë qenë të dobëta, duke e lënë klubin në një pozicion të pambrojtur në mbrojtje.
Për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre në mbrojtje, Chelsea është në kërkim të një portieri që mund të dominojë zonën e tyre dhe të sigurojë siguri në portë.
Përkundër se paguan 28 milionë euro për transferimin e tij, Chelsea është gati ta largojë Sanchezin edhe nëse vije ndonjë ofertë më e ulët. /Telegrafi/