Site icon Telegrafi

Një vit më parë donte të shkonte në La Liga 2, Fermin tregon si u bind të ndalet te Barcelona

Fermin Lopez ka pasur një vit fantastik me Barcelonën, por ai shumë lehtë ka mundur të përfundojë në La Liga 2.

Duke folur në një intervistë të fundit me Radio Catalunya, Fermin Lopez reflektoi mbi ndryshimin e shpejtë në karrierën e tij gjatë vitit të kaluar.

Vetëm qershorin e kaluar, mesfushori luajti për skuadrën e kategorisë së tretë Linares. Tani, ai është lojtari i ekipit të parë të Barcelonës .

Lexo po ashtu Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

21-vjeçari e mbylli sezonin e tij debutues si një nga golashënuesit më të mirë të katalanasve, me një numër mbresëlënës prej 11 golash në 43 ndeshje, dhe tani po shkon drejt Euros me Spanjën.

Por e gjithë kjo mund të mos kishte ndodhur, siç e pranoi vetë Fermin.

Lexo po ashtu Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

“E vërteta është se vitin e kaluar doja të largohesha nga Barça për një klub të divizionit të dytë. Ishte një hap i mirë për karrierën time në atë kohë, por klubi më bindi të qëndroja për një javë para-sezonale”.

“Xavi më besoi mua dhe gjithçka shkoi mirë pas kësaj”, ka thënë Fermin Lopez. /Telegrafi/

Exit mobile version