Site icon Telegrafi

Një vit pandemi, miq dhe familjarë “mund të përqafohen” në Britaninë e Madhe – Johnson njofton lehtësimet

Miqtë dhe familjarët në Britaninë e Madhe mund të përqafohen për herë të parë pas një viti pandemie.

Kryeministri Boris Johnson do të njoftojë sot lehtësimin e masave të coronavirusit, duke filluar nga 17 maji.

Pas fitores mahnitëse të zgjedhjeve lokale të laburistëve, ai do të njoftojë se suksesi i përhapjes së vaksinave lejon lehtësimin e mëtejshëm të bllokimit.

Pub-et, restorantet dhe kafenetë në të gjithë Anglinë do të mund të presin përsëri klientët brenda nga e hëna e 17 majit.

Hotelet, kinematë, teatrot dhe muzetë do të rihapen ndërsa kufijtë për ceremonitë mortore janë hequr.

Boris Johnson do të paralajmërojë një kthim në liri sot, duke u zotuar se “Covid nuk do të na mposhtë”, raportojnë mediat britanike, shkruan A2.

Ndërsa numri i përditshëm i vdekjeve nga Covid-19 ra në vetëm dy me 1,770 infeksione të konfirmuara, kreu i grupit të vaksinave të Oksfordit parashikoi që britanikët së shpejti do të jetonin pa maska dhe distancime shoqërore.

Exit mobile version