Telegrafi

Një vit nga publikimi i këngës “Zemër”, Dhurata Dora falënderon fansat

Dhurata Dora dhe Soolking (Foto: Youtube)

Rreth një vit më parë, në tregun muzikor shqiptarë është publikuar një hit i vërtetë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Dhurata Dorës dhe këngëtarit algjerian, Soolking, të cilët sollën këngën e titulluar “Zemër”.

Që në publikimin e një sekuencë të këngës, fansat e dyshes kishin filluar të xhironin video nën tingujt e muzikës së papublikuar.

Menjëherë pasi u lansua projekti, në platformën YouTube u arritën miliona klikime, duke e bërë kështu njërën nga këngët më të dëgjuara shqiptare. Deri më tani videoklipi zyrtar është shikuar mbi 422 milionë herë.

 

Duke qenë se kënga mbante vulën e autorit të shumë hiteve, BigBang dhe shtëpisë së projekteve të suksesshme, Redbox Entertainment, nuk kishte dyshim për këtë arritje të madhe.

Përmes rrjetit social Instagram, Dhurata Dora i ka falënderuar të gjithë fansat e saj duke theksuar se falë mbështetjes së tyre, viti i kaluar ishte i paharruar për të.

“Shumë urime për përvjetorin e ‘Zemër’. Faleminderit që më keni bërë një vit të paharruar”, ka shkruar Dhurata në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Dhurata Dora sërish bashkëpunim me Soolking, kënga titullohet “Hayati”

Një vit pas këtij suksesi, Dhurata Dora dhe Soolking kanë bërë të ditur se do të vijnë me një tjetër bashkëpunim të titulluar “Hayati”, në versionin ‘remiks’./Telegrafi/