Telegrafi

Një vit nga hyrja në Big Brother VIP, Einxhel Shkira: Gjithçka ndryshoi për të mirë në jetën time

Ka kaluar një vit që kur u rikthye Big Brother Albania me edicionin e tij të ri.

Emra të njohur u bën pjesë e spektaklit, mes tyre edhe moderatorja shqiptare, Einxhel Shkira, e cila u bë një ndër banoret më të komentuara gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme.

Sot (e mërkurë), Einxhel e ka rikujtuar ditë kur nisi rrugëtimin në BB VIP teksa tha se do ta mbaj mend gjithmonë.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Në postim, prezantuesja bashkëngjiti një imazh ku ajo shihet e veshur me të zeza, xhaketë, pantallona dhe një bluzë rrjete.

Tutje, ajo tha se në mbrëmje do të hyjë ‘live’ në YouTube dhe do të iu përgjigjet pyetjeve të fansave.

“Një vit që nga BBVA. Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë nuk do ishte më si më parë…E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarësisht vështirësisë që do hasja, Unë do ia dilja. Sonte Live në YouTube për përgjigjet e “1 vit BigBrotherVipAlbania”, ka shkruar Einxhel.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Kujtojmë që gjatë ‘reality-show’-t Shkira ndër tjera krijoi një lidhje romantike me ish-banorin tjetër, DJ Dagz.

Dyshja që po vazhdojnë të shijojnë romancën së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/