Site icon Telegrafi

Një vit nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia

Ka kaluar një vit nga aksidenti i autobusit në autostradën e Strumës ku humbën jetën 45 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë nga Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një autobus i “Besa Trans” fillimisht ishte përplasur në rrethoja në orën 03:00 dhe më pas kishte marrë flakë. Në aksident shpëtuan vetëm shtatë persona. Mes të vdekurve ishin 12 fëmijë.

Një delegacion nga Maqedonia e Veriut kishte shkuar menjëherë në vendin e aksidentit. Kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev vizitoi të lënduarit në spitalin Pirogov në Sofje.

Aksidenti për të cilin po vijojnë hetimet shkaktoi shumë bujë në opinion. Fillimisht si fajtor u dyshua shoferi e më pas mangësi u konstatuan edhe në autostradën e Strumës.

Më herët ka pasur edhe informacione se në pjesën e prapme të autobusit ka pasur derivate të naftës, me çka ka mundësuar shpejtë të përhapet zjarri, por më vonë ky informacion është demantuar nga ana e kompanisë./Telegrafi/

Exit mobile version