Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi ka qenë mjaft aktive gjatë verës me prurje në muzikë e koncerte të shumta.
Tash e sa kohë, ajo është bërë nënë e një vajze, të pagëzuar me emrin Dorela, ndërsa i është përkushtuar tërësisht asaj.
Ryva është herë pas here aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, përmes disa imazheve të ndara me fansat në Instagram, këngëtarja ka treguar se ka vendosur të kalojë një vikend ndryshe.
Ajo bashkë me vajzën kanë udhëtuar drejt fshatit, për të shijuar ajrin e pastër dhe gjelbërimin.
Në disa prej fotografive të publikuara në InstaStory, këngëtarja tregon se është kuzhiniere e zonja, përderisa nuk heziton që të gatuajë ushqimin e njohur tradicional – flinë.
Në një video të publikuar më pas, Kajtazi shfaq momentet tjera të këndshme të kaluara nën shoqërinë e vajzës së saj gjatë shëtitjeve në fshat.
Përndryshe, ajo është përgëzuar në masë të madhe nga fansat për linja trupore që ka tashmë edhe si nënë. /Telegrafi/