Një aeroplan mallrash për të cilin zyrtarët thonë se po transportonte 11 ton armatime në Bangladesh është rrëzuar në Greqinë veriore.
Aeroplani po fluturonte nga Serbia në Jordani kur u rrëzua vonë të shtunën në afërsi të qytetit të Kavala-s, duke lënë të vdekur tetë personat në bord, transmeton Telegrafi.
Armët në bord, përfshinin gjithashtu mina tokësore, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Aeroplani transporti ukrainas AN-12 përbëhej nga tetë shtetas ukrainas.
Një video e publikuar nga BBC tregon pamjet e aeroplanit pas përplasjes, derisa shihen flakë të mëdha. /Telegrafi/