Telegrafi

Me një video të shkurtër, Albatrit Muqiqi paralajmëron këngën e re

(Foto: Screenshot/Instagram/albatritmuqiqi)

Albatrit Muqiqi ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Këngëtari i ka njoftuar fansat e tij përmes rrjeteve sociale se është duke e sjellë këngën e re.

“Vjen së shpejti”, është një postim i publikuar në profilin e tij në Instagram, ku ai ndiqet nga më shumë se 63 mijë fansa.

Lexo po ashtu Hoqi 18 kilogramë për gjashtë muaj, si arriti të transformohet Albatrit Muqiqi?

Publikimin e tij e ka shoqëruar edhe me një insert të videoklipit që do ta sjellë për fansat e tij.

Kënga mban titullin “Gurbeti” dhe në bazë të video-fragmentit të publikuar pritet të jetë një baladë. /Telegrafi/