Çifti Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër më të komentuarit në media.
Me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Zërit, gjithçka ka ndryshuar në jetën e tyre.
Së fundmi, ka qenë Elita ajo e cila ka publikuar një video të shkurtër të djalit të tyre në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj i ka bërë një dedikim emocionues Gjikos në atë që njihet si “Dita e Baballarëve”.
“Urime Dita e Babait për mbretin e kështjellës sonë. Faleminderit që ke qëndruar gjithë këto kohë me neve, duke më ndihmuar mua të mos kem ndonjë depresion të pas-lindjes dhe duke qenë pranë fëmiut tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tij”, ka shkruar Elita.
Ndërkohë, duke ditur angazhimet e ngjeshura që reperi ka gjatë verës, moderatorja shkruan se ajo dhe djali i saj do të jenë të gatshëm ta kuptojnë mos-prezencën e tij totale në shtëpi, për shkak të punës.
“Ne do jemi gjithmonë mirënjohës dhe ti tashmë je i lirë të shkosh e të ndezësh verën me muzikën tënde. Unë dhe Zëri jemi fansat më të mëdhenjë dhe muzika jote është më e mira përpara gjumit. Të duam, babai më i mirë në botë”, përfundon shkrimin e saj Elita Rudi. /Telegrafi/